Brenda 24 orëve, temperaturat pritet të ulen për 10 gradë

Brenda 24 orëve, temperaturat pritet të ulen për 10 gradë

Brenda 24 orëve, temperaturat pritet të ulen për 10 gradë. Meqenëse gjatë ditëve të fundit kemi kaluar një valë të pa përballueshme të të nxehtit, nga Enti për Punë Hidrometeorologjike infromojnë se në ditët në vazhdim do të ketë freskim të motit, ku përveç uljes së temperaturave do të ketë edhe reshje të shiut. Meteorologia Kostadinka Arsovska bënë të ditur se ndryshimi i motit do të ndodh që nga fundi i ditës së sotme, por ajo do të ndjehet më shumë gjatë ditës së nesërme. Ajo thotë se priten rritje të vranësirave dhe paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përkohshëm, të bubullimave dhe erë të fortë dhe kushte për breshër. Kjo sipas saj do të ndjehet më shumë në pjesët veriore të vendit, mirëpo në disa vende mund të ketë kushte për procese më intensive në formë të motit të keq.

Kostadinka Arsovska, meteorologe
“Nga nesër presim rënie të theksuar të temperaturave. Nesër në më shumë vende do të ketë rritje të lagështisë, do ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima. Parase gjithash, në pjesët jugore të vendit, por edhe në vendet e tjera do të ketë erë të fortë veriore dhe ulje të madhe të temperaturave. Nesër temperaturat do të jenë nga 26 – 33, kurse në disa vende nuk do të kalojnë mbi 30 gradë, në Shkup do jetë 27 gradë, për dallim nga sot ku temperaturat e sotme kanë arritur në 38 gradë, pra një rënie prej 10 gradë”.

Mirëpo sipas meteorologëve, temperaturat e larta pritet të kthehen përsëri nga dita e shtunë, por sipas tyre rritja do të jetë graduale.

Kostadinka Arsovska, meteorologe
“Të premten do të ketë temperatura të ngjashme, pra edhe më tej do të jenë më të ulëta. Edhe më tej do të ketë kushte për shi lokal. Megjithatë, nga dita e shtunë, përsëri pritet të ketë mot stabil dhe rritje të temperaturave”.

Gjatë kthimit të temperaturave të larta, përsëri duhet kushtuar kujdes rekomandimeve të ministrisë së Shëndetësisë, si mos ekspozimi në diell, veshje të lehta dhe me ngjyra të hapura, konsumim i lëngjeve dhe kujdesi gjatë ushqimit e të tjera.