Brenda vilës luksoze të grabitësit të vrarë në aeroportin e Rinasit (Foto)

Brenda vilës luksoze të grabitësit të vrarë në aeroportin e Rinasit (Foto)

Admir Nikaj apo Admir Murataj është grabitësi i vrarë të martën pas grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Viktima është njohur nga bashkëshortja dhe familjarët e tij, të cilët mëngjesin e kësaj të mërkure ishin pranë morgut të Tiranës, ku po bëhet ekspertiza.

Admir Murataj me banim në Prezë është nga Tropoja dhe prej disa vitesh ishte në kërkim për disa nga grabitjet më të bujshme të parave në Shqipëri.

Pas grabitjes së shkurtit 2017, policia e identifikoi atë si një prej autorëve të grabitësve dhe organizoi një operacion për kapjen e tij. Fotot e mëposhtme janë nga operacioni i policisë gjatë kontrollit në Vilën e Admir Muratajt në Prezë. /tch/

TAGS