Brendi i vlerësuar nga Forbes Magazine me zyrë edhe në Tiranë

Brendi i vlerësuar nga Forbes Magazine me zyrë edhe në Tiranë

Creative Hub po hap zyrat e saj në Tiranë. Ky brand Ballkanik i cili ka qenë pjesë e listës “Forbes under 30 Europe”, pas Shkupit po e zgjeron aktivitetin e saj edhe në Tiranë.

Creative Hub është një hapësirë trajnimesh profesionale e themeluar nga dyshja motër e vëlla, Arijana dhe Bojan Koskarovi.

Kjo qendër profesionale ka për synim t’iu japë profesionisteve aspirantë aftësi konkrete në marketing, burime njerëzore, web dizajn, dizajn grafik, reklamim dhe shumë të tjera.

HUB-i vepron mbi një qasje prej 5P-sh, të përqendruara në:
1. Programe që përmbushin nevojat e tregut
2. Pedagogë të cilët janë ekspertë të fushës
3. Evente për prezantime midis profesionistëve
4. Takim me Pedagogët dhe Master-klasa
5.Internship i paguar për çdo student.

Mund të mësosh më shumë në webite-in e tyre creativehub.al ose në faqen e tyre të Facebook-ut: Creative Hub Tirana. Kjo qendër do të hapet zyrtarisht në shtator me vendndodhje në Rrugën Pjetër Budi.

TAGS