Brescia 0 – 1 Milan, këto janë notat e lojtarëve, Donnarumma më i miri në fushë

Brescia 0 – 1 Milan, këto janë notat e lojtarëve, Donnarumma më i miri në fushë

Ka përfunduar ndeshja Brescia – Milan.

“Rossonerët” kanë shënuar një fitore shumë të mundimshme por shumë të rëndësishme ndaj Brescias në stadiumin “Stadio Mario Rigamonti”.

Fitorja minimale prej 1-0, ka vlerën e madhe të tre pikëve në garën që Milani ka për zonën e Champions League.

Të dyja ekipet kishin edhe raste tjera të shënimit, sidomos Brescia e cila nuk arriti të shënoi vetëm falë pritjeve të Donnarummas.

Golin e shënoi Ante Rebic në minutën e 71′, duke ia siguruar fitoren e madhe Milanit ashtu siç bëri edhe të dielën në “San Siro”.

Janë publikuar notat e lojtarëve pas kësaj ndeshje. Gigio Donnarumma ka notën më të lartë në këtë ndeshje me 8.8, kurse golashënuesi Ante Rebic është vlerësuar me notë 7.1.

MEDIAL.mk