16 Janar 2019 / 22:15
Deputetët britanikë dje në mbrëmje hodhën poshtë marrëveshjen e Brexit të negociuar me Brukselin nga kryeministrja Theresa May. Kjo gjë nuk ka kënaqur ata që duan ende të qëndrojnë në BE, përkrahës të lidhjeve të ngushta me BE-në dhe as euroskeptikët.
Duke marrë parasysh se Britania e Madhe është partneri i tretë tregtarë i Republikës së Maqedonisë menjëherë pas Gjermanisë dhe Greqisë kurse BE-ja është partneri më i madh në përgjithësi me 71%, në emisionin Magazina Ekonomike në televizionin Alsat profesori universitar dhe ish ministri i Financave, Nikolla Popovski thotë se maqedonia duhet ta ndjekë me kujdes zhvillimin e mëtutjeshëm të çështjes Brexit por se nuk ka nevoje për shqetësim.
“Pa marrë parasysh çfarë do të ndodhë me Brexit, a do të jetë me ndonjë marrëveshje të re pasi kjo marrëveshje nuk u arrit, apo pa marrëveshje. Ne duhet të kemi kujdes, por larg shqetësimit. Më të shqetësuar duhet të jenë Britania dhe BE-ja. Të shpresojmë që do të arrijnë ndonjë marrëveshje mes vete sepse ne kemi eksport në Angli përmes këtyre shteteve. Pozita e tretë e Anglisë nuk është tradicionale dhe ka të bëjë me investim të huaj “Xhonson Meti” që ka eksport dhe import me vlerë të lartë.Ndikon shumë në eksportin tonë dhe ndikon ndaj rritjes që e realizojmë dhe nëse këtu ka çrregullim, shifrat e përgjithshëm në Maqedoni nuk do të jenë të mirë. Nuk pritet sepse eksporti është i disperzuar, importi do të vazhdojë. Vetëm të theksojmë rreth pasojave ndaj BE-së. Ata nuk janë naiv, BE-ja nuk është ndërtuar që t’u konkurrojë vendet të Ballkanit, Azisë së Mesme apo Afrikës. Ajo që prej fillimit është ndërtuar që të jetë konkurrente në tregun botërorë të ekonomive të mëdha të asaj kohe apo SHBA-së me 51 shtete dhe që ka PBV më të madh se të gjitha shtetet së bashku në BE”, theksoi Nikolla Popovski.
ASLAT
Loading…