Brima-Galupi në vitin 2016 parashikonte 65 deputetë për VMRO-në, 22 për BDI-në!

Brima-Galupi në vitin 2016 parashikonte 65 deputetë për VMRO-në, 22 për BDI-në!

Brima-Galup para zgjedhjeve në vitin 2016 ka zhvilluar me siguri anketën më qesharake në historinë e hulumtumit publik në Maqedoni. Sipas kësaj ankete, VMRO-DPMNE duhej të fitojë 162 mijë vota më shumë se LSDM-ja, kurse në taborin shqiptar BDI-ja kishte rejting 12.5 për qind, e PDSH-ja 2.5 për qind. Sipas analizave të atëhershme, VMRO-DPMNE do të fitonte rreth 65 deputetë, kurse BDI-ja 22 deputetë.

Mirëpo VMRO-DPMNE në zgjedhjet e vitit 2016 fitoi 51 deutetë, kurse BDI 10 deputetë. Brima-Galup ka realizuar edhe sot një anketë ku BDI ka rejting prej 8.9 për qind. Nëse krahasohet me margjinat e gabueshmërisë në vitin 2016, kur gabuan për 12 deputetë rezultatin, atëherë del se tani BDI nuk mund të marë më shumë se 7 deputetë.

“Miqësisht, mos lejoni të manipuloheni nga Brima Gallupi, shihni realitetin sepse është një agjenci e cila një muaj para zgjedhjeve të 2016-tës, e nxorri në sondazh VMRO-në 160 mijë vota para LSDM-së, një huqje sa këtu e në Alaskë.
Cila është kurtha në të cilën ranë mediat e LSDM-së: Sondazhi e nxjerrë LSDM-në para VMRO-së, megjithatë, BDI-në shumë para Aleancës pa Alternativën, (shumë simptomatike sepse janë koalicion) me çka aludon se mandatari Zaev, që është deklaruar kundër koalicionit qeveritar me BDI-në, nuk do të mund të formoj qeveri, dhe kështu mandati do ti kaloj VMRO-së, me të cilën BDI ishte e gatshme të bëj qeveri, por marrëveshjen e prishi Amerika”, ka komentuar analisti Bekim Laçi.