Simon Xhekins
Të mendosh se mund të kemi ndikim mbi Pekini autoritar është si fantazi. Përkundrazi, ne duhet t’i bëjmë të ndihen të mirëseardhur ata të cilët duan liri në Mbretërinë e Bashkuar
Shikimii të rinjve kudo të cilëve u merret liria në mënyrë brutale është dëshpëruese. Kur ajo liri ishte një trashëgimi, sado e shkurtër, nga kurora britanike, është edhe më dëshpëruese. Ndalimi i disidencës i vendosura tani nga Kina në Hong Kong shkatërron frymën dhe letrën e traktatit Sino-Britanik të vitit 1984. Shfaq fytyrën e vërtetë të Kinës, një diktaturë pa moral.
Kur raportova në vitin 1997 për festimet e Hong Kongut duke i dhënë lamtumirën sundimit Britanik, të gjithë kishin një pyetje. Pyetja ishte: sa do të mbijetonte premtimi 50-vjeçar i Pekinit për “një komb, dy sisteme”? Supozimet ishin pesë vjet, mbase 10. Kina me siguri do ta shfrytëzonte për sa ia vlente, por çfarëdo shenje problemi, Pekini menjëherë do ta fshinte këtë “puçërr imperializmi” nga harta. Askush nuk ëndërroi se durimi i Kinës do të zgjaste 23 vjet.
Dhe ashtu ndodhi. Vrazhdësia e shtypjes së Pekinit ka befasuar madje edhe vëzhguesit e thekur të Kinës. Ish guvernatori, Lord Patteni, e quan atë Oruelliane në përfshirjen e saj, jo vetëm në kriminalizimin e kritikëve të Kinës kudo jashtë vendit. Një tolerancë e caktuar mund t’i kishte shërbyer më mirë imazhit të Pekinit. Por çdo vizitorqë viziton Kinën e di se çfarë është e rëndësishme për Pekinin është ajo se si diçka duket brenda Pekinit e jo jashtë tij. Autoritarizmi vërteton rregullat e veta.
Trimëria e banorëve të rinj të Hong Kongut në kundërshtimin e masave të reja ka qenë mbresëlënëse. Mbrojtja e tyre nga liritë pjesërisht të barabarta të enklavës është dëshmi e një trashëgimie të rrallë cituar nga perandoria britanike, ngulitja e vlerave demokratike në politikën indigjene. Në vitet 1990, kur autokracia komuniste dukej se u tërhoq, ideja e ish-kolonive perëndimore të cilat shërbenin si baza paraprake të demokracisë globale, thjesht dukej e besueshme. Britania dhe Amerika madje luftuan për këtë qëllim në Afganistan dhe Irak.
Kjo ambicie ishte imagjinare. Hong Kongu është pjesë e Kinës dhe përpjekja e rilindjes së saj në vitin 1997 si një qyqe liberale në fole komuniste të Pekinit ishte absurde. Edhe disidenti më i guximshëm, i ri Xhoshua Uong, me trishtim pranoi në librin e tij të fundit “Unfree Speech” se ai priste që ai përfundimisht të bëhej vetëm një qytet tjetër kinez i kontinentit. Pyetja e vetme ishte kur, dhe si.
Britania tani është në një gjendje pavendosmërie rreth asaj se si të reagojë. Ne pothuajse mund të dëgjojmë apartçikëte Pekinit të qeshin ndërsa Londra shpërthen në tërbim impotent. Ndoshta Boris Xhonsonit do t’ibëhej vonë për të riluftuar luftërat e opiumit. Ndoshta ai dëshiron të diskutojë mbi incidentin e Yangtzes. Regjimi i Xi Jin Pingut është aktualisht forca më e disiplinuar dhe më e fuqishme në Tokë. Ideja që ai të humbasë një minutë gjumë mbi sinjalizimin e virtytit në anën tjetër të globit është qesharake. Po, Xi toleroi antikët e Uongut dhe kolegëve të tij për një kohë. Por ishte e sigurt se nëse ata do ta tepronin, do t’i heshtnin. Kokat e kthjellëta të Hong Kongut kishin të drejtë: radikalët duhet të kishin jetuar me liri të tilla siç ishin duke jetuar. Tani ata nuk kanë asnjë.
Jehona e shurdhër e perandorisë britanike, e ndarë me Uashingtonin, është një dëshirë për t’i treguar pjesës tjetër të botës se si t’i rendisë punët e saj. Muret e Zyrës së Jashtme janë të mbuluara me figura të katër kontinenteve të cilat jargaviten nën këmbët e Britanisë. Ata depërtojnë në psikikën e ministrave të jashtëm britanikë, vit pas viti. Këtë javë, politikanët e të gjitha partive kanë hequr pluhurin e armëvetë ndryshkura të kohës së mëparshme. Xhonsoni dëshiron të dërgojë aeroplanin e tij transportues të papërdorshëm në Detin e Kinës së Jugut. Është folur për rezolutat e KB, embargot tregtare, “sanksionet e synuara” dhe ostracizmin. Ish udhëheqësi “Tory”, Iain Dankan Smith dëshiron t’i“tregojë Kinës se ajo nuk mund të shpëtojë me copëtimin e traktateve ndërkombëtare dhe abuzimin e të drejtave të njeriut”.
Ajo mundet, dhe do ta bëjë. Realiteti është se Kina moderne mund të bëjë atë që i pëlqen, dhe nuk ka asgjë që Dankan Smithi ose dikush në Britani – apo Evropë – mund të bëjë në lidhje me të. Ndërkohë, ndërsa Britania blen raketa dhe aeroplanë, Pekini vërshon shekullin XXI i armatosur me armët e luftës-kibernetike dhe vjedhjeve intelektuale. Ajo bllokon sistemet, bën ndryshime, korrupton zgjedhjet dhe lëviz shuma të mëdha parash nëpër botë sipas dëshirës. Është jashtë ligës sonë.
Çështja se si të trajtohet Kina moderne,haptazi meriton vëmendjen më të kujdesshme. Vëzhguesi veteran i Kinës, Henri Kissinger prej kohësh ka krahasuar sigurinë e komandës së saj të brendshme me pasigurinë, në të vërtetë papjekurinë, e shtrirjes së saj globale. Shqetësimi më urgjent i pushtetarëve të saj është se fqinjët e tyre brenda pellgut të Paqësorit nuk duhet të kërcënojnë stabilitetin e saj politik. Prandaj vëmendjambetet mbi Hong Kongun dhe mbi horizont në Korenë e Jugut dhe Tajvan. Marrëdhëniet midis Kinës dhe këtyre vendeve janë qartë të paqëndrueshme. Por ideja që perëndimi ka ndonjë rol në konflikte të tilla të mundshme, e lëre më një përgjegjësi për t’i vëzhguar, është çmenduri.
Mënyra se si perëndimi të promovojë demokraci globale si gjithmonë mbetet me shembull.Po tani, në shtetet në të dy anët e Atlantikut, demokracisë urgjentisht i duhet një pastrim pranverorë. Sa i përket Kinës, pika më e fortë e Britanisë është “soft power-i” i saj, veçanërisht popullariteti i shkollave dhe kolegjeve të saj ndaj klasës së mesme kineze. Ka më shumë se 100,000 studentë kinezë në Britani, shumica me besnikëri dyshuese ndaj regjimit të tyre dhe si pasojëe kësaj tani janë në rrezik. Ata kanë nevojë për inkurajim dhe mbrojtje nga ligjet e reja.
Një borxh tjetër i perandorisë mbetet për t’iu paguar Hong Kongut, dhe Xhonson kishte të drejtë për ta paguar atëkëtë javë. Kur Britania u tërhoq nga kolonia në vitin 1997, ajo i ofroi pjesës së madhe të njerëzve të saj një pasaportë britanike të huaj, me të drejtë leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Çfarëdo tradhtie që Kina mund të ketë përgatitur, Britania duhet ta mbajë pjesën tjetër të marrëveshjes. Asnjëherë nuk mund t’i jepnim Hong Kongut demokraci. Të paktën mund t’i japim strehë nga armiqtëe demokracisë.
Simon Xhekins është gazetarë për “Guardin-in”
The Guardian, 02.07.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/04.07.2020