Britney Spears publikon foto me partnerin në jahtin luksoz

Britney Spears publikon foto me partnerin në jahtin luksoz
23:30 | 18 Tetor 2019

Britney Spears është kthyer prapa në kohë me fotografitë e fundit.

Britney Spears ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat shfaqet në top-formë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja në foto shihej teksa relaksohej në pushime bashkë me partnerin, me të cilin u shfaq e veshur në rroba-banje në jahtin superluksoz.

Këto imazhe, Britney i ka realizuar kohë më parë, por duket se po i mungojnë ditët me diell.

“Gjithmonë kaloj kohë të mirë me të”, është mbishkrimi që Britney ua ka lënë këtyre imazheve. /Lajmi.net/

TAGS