Brovina nuk tërhiqet: Serbët kanë incizuar filma me gratë e dhunuara, i kanë përdorur edhe në filma pornografik (Video)

Brovina nuk tërhiqet: Serbët kanë incizuar filma me gratë e dhunuara, i kanë përdorur edhe në filma pornografik (Video)

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka thënë se qëndron pas fotografisë së publikuar pavarësisht lajmeve që po qarkullojnë në media.

Brovina në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë keqpërdorimi është nga ata që po keqpërdorin dëshmitë reale.

“Unë e di ku ka ndodhur rasti dhe nga kush e kam marrë fotografinë. Është e vërtet që serbët kanë incizuar filma me gratë e dhunuar dhe i kanë përdorur në filma pornografik. Mund të jetë edhe burim tjetër por kjo është e vërteta”, përcjell Telegrafi.

Brovina ka thënë se fotografitë i ka para vitit 2006, dhe e njëjta është ekspozuar vetëm në një konferencë ndërkombëtare, por thotë se nuk ka lejuar të fotografohet.

“Fotografinë e kam marrë jo vetëm nga familjarët por edhe nga institucioni i besueshëm…Nuk kërkojë falje sepse e di që ngjarja është e vërtet. Fotografia është e vërtet”, tha më tej Flora Brovina./Telegrafi/

TAGS