Brukseli me porosi: Të vazhdojnë hetimet për “bombat”
Pas dorëheqjes së një dite më parë të kryeprokurores Speciale Katica Janeva, Komisioni Evropian kërkon që hetimet mbi materialet e përgjuara ilegale të vazhdojnë. Sipas KE-së, është e rëndësishme që të gjithë partitë politike parlamentare të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për Prokurorinë Speciale Publike.