Bruno Fernandes niset për në Mançester, Sportingu arkëton 80 milionë euro nga Junajtid

Sportingu i Lisbonës ka zyrtarizuar largimin e kapitenit Bruno Fernandes. Klubi nga Lisbona ka publikuar një video në profilin e tij për të përshëndetur ish-lojtarin e Udinezes dhe Sampdorias, që së fundmi ka kaluar te Mançester Junajtid pas një tratative që ka zgjatur muaj të tërë. “Falëminderit Kapiten, përgjthmonë një luan”, shkruan klubi verdhejeshil.

Fernandes ka fluturuar drejt Anglisë, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën që do e mbajë të lidhur me klubin e ri. Mançester Junajtid do të paguajë 80 milionë euro (bashkë me bonuset) te arkat e klubit portugez për kartonin e lojtarit.

(Balkanweb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/