Buffon tek Leeds United?

Buffon tek Leeds United?
11:30 | 23 Qershor 2019

Portieri legjendar i Italisë, Gianluigi Buffon, duket se është afër një transferimi befasues.

Buffon do të jetë agjent i lirë në merkaton e verës, dhe kështu është kthyer në objektiv të skuadrës angleze, Leeds United.

Italiani nuk do të vazhdojë kontratën e tij me PSG, dhe në moshën 41 vjeçare mund të kalojë në Championship, për t’iu bashkuar futbollit anglez, raporton ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Leeds mund të has në konkurrencë me Porto dhe Fluminese për të siguruar shërbimet e Gigi Buffon.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i portierit veteran, i cili ka bërë të ditur se nuk planifikon të pensionohet. /Lajmi.net/

TAGS