Buhova: Shtatë policë pozitiv me coronavirus

Buhova: Shtatë policë pozitiv me coronavirus

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, Irinka Sotirova-Buhova, konfirmoi sot se shtatë oficerë policie janë pozitivë për coronavirusin, ndërsa 39 prej kontakteve të tyre janë duke u kontrolluar.

“Sipas informacionit që kemi, janë konfirmuar shtatë pozitive dhe janë zbuluar 39 prej kontakteve të tyre. Plus, kontaktet e tyre në Shkup janë duke u analizuar. Anketa epidemiologjike do të sigurojë një përgjigje se kush është pacienti zero. Ajo është në rrjedh, kur të përfundojë do të kemi informata më specifike”, tha drejtoresha Sotirova-Buhova.

Më herët u informua se 12 ushtarë kanë hyrë në izolim për shkak të kontakteve me policët e infektuar.