30 April 2018 / 15:17
Federata e fermerëve kërkon nga shteti urgjentisht të thirr Këshillin për bujqësi dhe zhvillim rural. Kërkojnë zgjidhje për çmimet e ulëta blerëse të një pjese të madhe të produkteve bujqësore. Këtë vit problemi më i madh shihet tek çmimi i ulët i lakrës pranverore, qumështit dhe drithit ndërsa sipas tyre çmim shumë të ulët mund të kenë edhe specat. Bujqit kërkojnë që para fillimit të rendimentit të ri, shteti të ndihmojë që të sigurohet plasmani i sigurt dhe çmime më të larta.
Të hapet një dialog konstruktiv që të mund të ndërtohen strategji dhe plane se si ta përmirësojmë në të ardhmen plasmanin dhe prodhimtarinë tonë – deklaroi Vaska Mojsovska, kryetar i Federatës nacionale të fermerëve.
Bujqit kërkojnë nga Qeveria blerje të grurit dhe çmim të garantuar prej 12 denarëve, pasi shpenzimet prodhuese për kilogram grurë vendor arrin deri në 11 denarë. Një pjesë e fermerëve theksuan se nafta e lirë e gjelbër u ndihmon, por se kjo nuk është e mjaftueshme.
Vështirë se do të arrijmë tek ajo, pasi ato 62 litra për hektar që na i premtoi Qeveria nuk mjaftojnë. Ja për shembull, për tokat bujqësore duhet mbi 120 litër për hektar – tha Memet Sinani, fermer.
Para dhjetëra ditëve, një pjesë e bujqve në Strumicë për shkak të çmimit të ulët blerës të lakrës pranverore, dolën në protestë. Për momentin, lakra pranverore në këtë zonë blihet prej 12 deri 15 denarë me shumicë dhe pjesa më e madhe e prodhimtarisë vendore përfundon në Ukrainë, Rusi dhe Rumani.