Bujqit i marrin kartelat e tyre për masën “Naftë e gjelbër”, 200 milion denarë po kthehen tek 55.000 bujq

Bujqit i marrin kartelat e tyre për masën “Naftë e gjelbër”, 200 milion denarë po kthehen tek 55.000 bujq

Shpërndarja e kartelave personale për blerje të naftës për makinerinë bujqësore po realizohet në vazhdimësi dhe pa pengesa.

Po realizohet masa kyçe “nafta e gjelbër” me të cilën 200 milion denarë do të kthehen tek bujqit.

55.000 bujq që janë të regjistruar për përpunim të kulturave kopshtare, vreshtave dhe pemishteve dhe posedojnë tokë të punueshme, njëkohësisht që kanë paraqitur kërkesë të vetme për subvencione në bazë të Programit për pagesa direke të vitit 2018, mund të blejnë naftë më të lirë për makineritë bujqësore.

Përllogaritja se cili bujk sa do të ketë në kartelë, do të varet nga llojit i prodhimtarisë që e ka paraqitur për subvencione, shuma më e lartë është limituar në 100.000 denarë, ndërsa mund të shfrytëzohet derivati “euro dizel” për makineritë bujqësore.

Me kartelën personale ulen shpenzimet e bujqve dhe më shumë para mbeten për ta.

Me uljen e shpenzimeve të bujqve, jepet një motiv shtesë për prodhim, ndëra bujqit do kenë mundësi ta rrisin prodhimin e tyre.

 

 

 

Shkup, 07.08.2019

 

СДСМ
Центар за комуникации со јавноста