Bullgaria nuk do të stërvitet në stadiumin “Fadil Vokrri”, kështu reagon Challandes

Tash esht Koha

Bullgaria nuk do të stërvitet në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes të së hënës me Kosovën.

Lidhur me këtë, është pyetur edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës,

“Bullgaria s’do të stërvitet në Fadil Vokrri, pse mendoni se e kanë bërë këtë? Nuk e di është përzgjedhje e trajnerit të tyre”, u përgjigj Challandes.

“Ndoshta nuk duan të tregojnë çfarë kanë për të ushtruar.. për ne nuk është problem”.

“Stërvitja një natë para ndeshjes ndoshta nuk është aq e rëndësishme për kundërshtarin tonë”, u përgjigj Challandes. /Gazeta Express/

Tash esht Koha
TAGS