Bunjaki: Po më kënaq kjo Kosovë

Kombëtarja e Kosovës, temë diskutimi në emisionin “Favorit” në T7.

Ish përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, e ka përshkruar si ndeshje me shumë emocione miqësoren e Kosovës ndaj Danimarkës.

Në emisionin “Favorit” në T7, paraardhësi i Bernard Challandes tha se FFK bëri mirë që ndeshjen e organizoi në Prishtinë dhe se Kosova po tregon pjekuri. Bunjaki tha se po e kënaq kjo Kosovë, të cilën vet e ndërtoi.

“Kosova tregoi pjekurinë kundër Danimarkës. Kosova është rrit shumë, por duhet të kemi kujdes që mos t’i marrim gjërat me eufori. Këta djem ende janë të ri”, tha Bunjaku.

“Jam shumë i kënaqur që Kosova ka krijuar një Kombëtare që tashmë tregon respekt te kundërshtarët”. /Gazeta Express/

TAGS