Alsat 2019-04-02T12:24:46+02:00
Kryeministri grek, Aleksis Cipras, në Shkup arriti bashkë me partneren e tij, Beti Baziana. Cipras dhe Baziana ateruan në aeroportin e Shkupit, në shoqërim të shumë ministrave në qeverinë greke. Ata u pritën nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe nga ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili i dhuroi një buqetë me lule bashkëshortes së Ciprasit, shkruan Fokus.
Në ndërkohë bashkëshortet e dy kryeministrave, Zorica Zaeva dhe Beti Baziana do të shoqërohen bashkë, derisa të zgjasin takimet e dy delegacioneve.
Loading…