Burdushi tenton të vetëvritet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Mjeku popullor, Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”, i cili është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Prizren, ka tentuar që të vetëvritet.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, avokati i tij Asdren Hoxha, i cili tha se Peqani ka tentuar të vetëvritet, dhe kjo ka ndodh në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Avokati Hoxha ka thënë se këtë ia ka thënë vet klienti i tij, Peqani, si revoltë ndaj padrejtësisë që po i bëhet.

“Klienti im e sheh këtë si padrejtësi, por edhe vonesat në procedurë gjatë këtyre muajve në paraburgim në Prizren, pa aktakuzë dhe të gjitha këto padrejtësi e kanë shtyrë të tentoj të ndërmarr një veprim të tillë”, ka thënë Hoxha për Telegrafin.

Telegrafi gjithashtu ka provuar të marr një prononcim edhe nga drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi me të cilën nuk ka arritur të kontaktoj.

Ndryshe, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi është i akuzuar për disa vepra penale ku edhe po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/

TAGS