Gazetarja Ivona Talevska dënohet me burgim prej 2 viteve me kusht nëse brenda katër viteve nuk përsërit veprën penale. Gjykata vendosi kështu pasi Talevska pranoi fajin për evazion fiskal, me akuzë të Priokurorisë speciale në rastin “Tifani”. Gjykata obligoi Talevsken brenda një muaji të paguajë dënim prej 1000 eurove për shpenzimet e ekspertizës së bërë, kurse në periudhe prej një viti ta kompensojë shumën që Prokuroria Speciale precizoi në aktakuzë.
Prokurorja Elena Josifovska pas shqiptimit të vendimit nga Gjykata penale tha se është e kënaqur që e akuzuara e pranoi fajin, ndërsa për dënimin e shqiptuar do të pronocohen më vonë.
“Jemi të kënaqur nga pranimi i fajit nga e akuzuara Ivona Talevska , nga përfaqesuesi i personit juridik si dhe nga vendimi i sjellë nga Gjykata penale, sepse me atë u dëshmua se aktpadia e ngritur kundër saj është e bazuar. Lidhur me ndëshkimin penal të shqiptuar nga gjykata do të prononcohemi pas shpalljes së vendimit me shkrim”, deklaroi Elena Josifovska pas shqiptimit të vendimit.
Gjatë seancës së sotme e akuzuara Ivona Talevska e pranoi fajin për evazion fiskal të prezantuara në aktpadinë e Prokurorisë speciale. Mbrojtja insistonte që gjatë miratimit të vendimit, gjykata të merr parasysh pranimi i fajit, është shtetase maqedonase, punon në TV Sitel, ka familje në vend, dhe deri tani nuk është dënuar.
Rasti “Tifani” ka zgjatur nga viti 2008 deri në vitin 2014, kur Taleska si menaxhere e “Smart DOOEL” dhe “Smart grup DOOEL Shkup” për tatimet 2008 – 2014 i është shmangur pagimit të taksave, ndërsa në llogaritë përfundimtare ka paraqitur të dhëna të rrejshme, duke shmangur kështu pagimin e 37.634 eurove përmes kompanive dhe 16.924 eurove të tatim personal.
Almakos