Burri shfaqet “duke shikuar trupin e një vajze”, vajza e tij tregon se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë (Foto)

Burri shfaqet “duke shikuar trupin e një vajze”, vajza e tij tregon se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë (Foto)

Pamja e një vajze duke bërë fotografi në mes të rrugës, ndërkohë që një burrë ia kishte ngulur sytë gjoksit të saj është bërë virale.

Ajo mbante një fustan të verdhë dhe personi në krah të saj ishte shumë më i moshuar.

Ka patur mijëra komente ku shumë kërkonin të dinin se kush është burri në fjalë, përcjell mapo.al.

Vajza që e publikoi quhet Dominique Robinson dhe shkruajti: “Kjo jam unë në punën time. Por kush mund të krijojë përshkrimin më qesharak se çfarë po mendonte ky burrë?”

Sapo imazhet u bënë virale, Alex Leavey shkruajti në Twitter duke treguar hapur se e ka baba.

“E dija që ishte babai im që në fillim dhe kam qeshur me shumë replika. Dennis, babai im është i verbër në njërin sy. Në atë fotografi, ai po shikonte poshtë”, sqaroi ajo duke shpërndarë fotografi të ndryshme për të vërtetuar se po tregonte të vërtetën.

TAGS