Bushati-Kotzias takohen në Bruksel

Bushati-Kotzias takohen në Bruksel

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati është takuar ditën e sotme me homologun grek Nikos Kotzias, gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.

Të dy ministrat biseduan për ecurinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tani, si dhe vijimin e diskutimeve për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

Takimi Bushati-Kotzias vjen një ditë pas atij mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Biseda mes Bushatit dhe Kotzias vijoi në vazhdën e këtij takimi ku u fol rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh dhe vlerësimi i arritjeve të deritanishme.

Mes dy vendeve ka ende çështje që vazhdojnë të diskutohen nga grupet e negociatave, por kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin e një zgjidhjeje pozitive së shpejti./ Koha Jonë

TAGS