Bushati vijon sulmet ndaj qeverisë: Kemi braktisur interesin kombëtar

Bushati vijon sulmet ndaj qeverisë: Kemi braktisur interesin kombëtar

Nga seanca e sotme parlamentare, ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vijon të godasë “tërthorazi” kreun e qeverisë Edi Rama.

Teksa foli për datën e zgjedhjeve Bushati u shpreh se në vend sot duhej të merreshin me çështjen e hapjes së negociatave.

Kemi braktisur çështjen kombëtare theksoi Bushati.

“Zhbërja e sistemit nuk është zgjidhje, për sa kohë forcat politike janë këtu. Zgjedhjet janë grabitur nga LSI dhe PD, por Edi Rama e la bashkinë, ne nuk e lamë parlamentin dhe qëndruam këtu, fituam në zgjedhjet e vitit 2013.

Për herë të parë kam votuar në 1996 dhe Partia Socialiste pavarësisht se u gjakos mori pjesë në garën zgjedhore. Verbëria na çon në qorrsokat.

Sot fillojmë dhe diskutojmë për datën e zgjedhjeve ndërkohë që duhet të diskutonim për negociatat. Nëse duhet të merremi me vendet skeptike për negociatat ne merremi me njëri-tjetrin.

Shkurt kemi braktisur interesin kombëtar. Ne duhet të shkojmë drejt 30 qershorit për t’i dhënë mundësi shqiptarëve që të shprehin vullnetin e tyre.

Ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë atë që shqiptarët meritojnë”, u shpreh ndër të tjera Ditmir Bushati.