Busquets ka një problem dhe quhet De Jong

Busquets ka një problem dhe quhet De Jong
11:39 | 24 Korrik 2019

Sezoni 2019/20 ende nuk ka filluar dhe tashmë Sergio Busquets është nën presion, pasi një gabim nga mesfushori katalanas i lejoi Chelseatit të hapë rezultatin në fitoren e tyre 2-1 në Rakuten Cup.

Për ta bërë edhe më të keqe situatën për të është fakti se Frenkie de Jong ka ardhur, i prirur për një lojë më të shpejtë.

Holandezi hyri në gjysmën e dytë të ndeshjes dhe tregoi talentit e tij, duke provuar pse 75 milionë euro ishin shpenzuar për të, përcjell lajmi.net.

Ai luajti në pozicionin e Busquets me lehtësi, elegancë dhe mirëkuptim.

De Jong mund të kishte bërë më mirë ndaj Ross Barkleyt në golin e dytë të Chelseat dhe me siguri ka punë për të bërë, por ai dukej i mirë në rolin mbajtës të mesfushës dhe ky është një problem për numrin 5 të Barcës. /Lajmi.net/ 

TAGS