Alsat 2019-06-17T19:13:32+02:00
Reshjet e shiut siç duket kanë dëmtuar edhe gypat e ujësjellësit në disa komuna. Ujë i ndotur gjatë gjithë ditës së sotme ka rrjedhur në rubinetet e Komunës Butel. Banorët e alarmuar nga uji i ndotur, siç shihet edhe nga fotot dhe video, i kanë dërguar pranë redaksisë së televizionit Alsat për të paraqitur rastin. Banorët thonë se ka pasur një ndërprerje të ujit të pijshëm sot prej orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 13:00, më pas uji ka ardhur, por i turbullt dhe ka vazhduar gjatë gjithë pasdites. Ndërsa nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime nuk kanë njoftuar për ndonjë defekt apo punime në rrjet në këtë komunë. Megjithatë apelohet që qytetarët të kenë kujdes gjatë përdorimit të ujit derisa të vërtetohet shkaku i ndotjes së ujit.
Loading…