Sindikata e pavarur e arsimit ditëve të fundit ka realizuar projektin “Transparencë dhe mbikëqyrje të arsimit të lartë dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut “, kurse objekt i këtij hulumtimin ishin gjashtë universitete publike dhe tetë instituteve shkencore. Hulumtimi ka gjetur të dhëna interesante që tregojnë gjendjen reale të arsimit në vendin tonë, e cila lë shumë për të dëshiruar. Si problem kryesore paraqitet të jetë ndarja e buxhetit për arsim nga ana e Qeverisë. Nga viti 2010 deri më 2018 buxheti shtetëror është rritur për 38 %, mirëpo rrogat në sektorin e arsimit nuk e ndjekin këtë trend të rritjes. Ato gjatë këtyre viteve janë rritur tri herë më pak në krahasim me rritjen proporcionale të buxhetit, theksohet në këtë hulumtim.
Në shtetin tonë rrogat që paguhen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit janë nga më të ulëtat në rajon. Paga e profesorit universitar lëviz prej 34, 438 denarë deri në 120 mijë denarë, kurse në rajon , paga më të larta kanë profesorët nga Kosova – 1400 euro. Hulumtimi Sindikatës së pavarur të arsimit konstaton mangësinë e Ministrisë së Arsimit dh Shkencës e cila nuk ka arritur ta shfrytëzojnë plotësisht buxhetin që e ka në dispozicion. Më saktësisht 10 % e buxhetit, sipas këtij hulumtimi, nuk shfrytëzohet nga ana e ministrisë përkatëse. Mjetet që investohen për arsim në Maqedoninë e Veriut janë më të ulëtat në rajon e që është 3,7 % e buxhetit të shteti dhe shënojnë trend të uljes. Në vitin 2010 është ndarë 4,4 % e buxhetit të shtetit, ndërkaq në vitin 2018, ka pasur rënie për 0.9 % të buxhetit apo 3, 5 % të BPK. Vetëm katër vende shpenzojnë më pak se ne : Shqipëria, Romania, Kazakistani dhe Armenia. Kjo përqindje kaq e ulët e investimit i atribuohet mundësive të limituara buxhetor të shteti tonë.
Sa i përket investimeve në fushën e shkencës, nuk është shënuar ndonjë përmirësim. Në vitin 2018 investimet në këtë fushë kanë qenë 231 milionë denarë, prej të cilëve vetëm 75 milionë denarë janë për hulumtime shkencore, pjesa tjetër shkon tek institutet shkencore, me dedikime të ndryshme. Hulumtuesit e këtij projekti kanë paraqitur shqetësimin e tyre lidhur me kuadrin që është i punësuar nëpër universitete. Ata gjithashtu kanë gjetur mospërputhje mes numrit të profesorëve dhe asistentëve. (koha.mk)