Buzët sinjalizojnë problemet shëndetësore

Disa nga ‘paralajmërimet’ për shëndetin që mund të dalloni nga buzët janë:

Buzë të thata dhe të çara

Tharja apo çarja e buzëve mund të jetë një tregues i mungesës së lagështisës në pjesën tjetër të trupit. Diçka e tillë mund të jetë rezultat edhe i stresit apo temperaturës. Në ndihmë do t’iu vijë pirja  sa më shumë e ujit dhe përdorimi i kremrave hidratues. Megjithatë një tjetër arsye për çarjen e buzëve mund të jetë edhe një alergji.

Buzë të fryra

Fryrja e buzëve mund të ndodhë për shkak të ndonjë reaksioni alergjik. Nëse keni vënë re se buzët tuaja bëhen më të mëdha sa herë që përdorni disa produkte kozmetike, atëherë nuk duhet t’i përdorni më.

Plasaritje në çepat e buzëve

Lagështira në çepat e buzëve, krijon kushtet për infeksione. Kur pështyma bllokohet në çepat e gojës, ajo than lëkurën dhe krijon plasaritje.

TAGS