Bylbyl Sokoli nuk beson se Arabia Saudite është aq e dobët

Bylbyl Sokoli nuk beson se Arabia Saudite është aq e dobët

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, beson se fillimi i takimit ishte i keq për Arabinë Saudite.

Strategu i njohur shqiptar në emisionin “Dueli i Botërorit” në TV Dukagjini ka folur rreth ndeshjes Rusia – Arabia Saudite.

Ai e cilësoi fitoren e Rusisë si një përparësi të madhe mendore para duelit të nikoqirëve ndaj Egjiptit.

“Arabia nuk është aq e dobët, por e filloi dobët takimin”.

“Rusia e ka njohur mirë kundërshtarin dhe ka ditur çka do të bëjë në këtë takim. Kjo fitore ka vlerën e përparësisë psiqike para ndeshjes së dytë. Gjithmonë fitorja e parë e ka këtë vlerë”, theksoi mes tjerash trajneri i ri i Llapit.

Sokoli është një nga panelistët e “Duelit të Botërorit” që vjen çdo mbrëmje në ora 22:30 në TV Dukagjini, emision special dedikuar Kampionatit Botëror.

/Telegrafi/

TAGS