Bylis-Tirana e trukuar? Komisioni i Etikës nuk mblidhet, ja pse

Bylis-Tirana e trukuar? Komisioni i Etikës nuk mblidhet, ja pse

Nuk do të zhvillohet mbledhja që ishte planifikuar ditën e sotme në lidhje me dyshimet e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës, mes Bylisit dhe Tiranës,



Shkak për këtë mësohet se është bërë mungesa e anëtarëve, pasi në mbledhje ishte vetëm kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka dhe Bashkim Koka.

Vendimi do të merret në një moment të dytë, pasi të shqyrtohen të gjitha materialet e mbledhura për ndeshjen në fjalë. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, gjithashtu ka paraqitur deklaratën e plotë me shkrim ditën e premte dhe tani pritet vetëm vendimi.

TAGS