Bytyqi: VMRO-DPMNE në nivel vjetor ndërtonte nga 15 përmendore, ne në nivel vjetor po hapim 15.000 vende të reja të punës

Bytyqi: VMRO-DPMNE në nivel vjetor ndërtonte nga 15 përmendore, ne në nivel vjetor po hapim 15.000 vende të reja të punës

LSDM beson në parimet e solidaritetit dhe konceptit një shoqëri. Për dallim prej VMRO-DPMNE-së e cila nuk votoi për Ligjin për pagën minimale, ne besojmë në konceptin se paratë duhet që të kthehen te qytetarët, porositi sot nga Velesi kryetari i Komisionit për financa në LSDM, Fatmir Bytyqi, raporton Almakos.

Bytyqi theksoi se pikërisht Fondi Monetar Ndërkombëtar, e ka lavdëruar rritjen e pagave pasi që kjo gjë direkt ndikon në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve. Pasi që ne besojmë se ato e meritojnë dhe është prioritet, pasi që ato i ndërtojnë gjeneratat e ardhshme.

Shkalla e papunësisë, porositi Bytyqi është në nivelin historik në 17.5 %. Këto nuk janë vetëm përqindje, por gjë në realitet nënkupton se nëse VMRO-DPMNE në nivel vjetor ndërtonin nga 15 përmendore, ne po hapim nga 15.000 vende të reja të punës çdo vit.

Pagën minimale e kemi rritur në 14.500 denar. Kjo është për 5.500 denar ose 60 % më shumë nga paga minimale e dikurshme që ishte 9.000 denar. Rritja e pagës minimale ka tërhequr në mënyrë spirale rritjen e pagës mesatare. Paga mesatare për vetëm dy vite u rrit për mbi 2.200 denar. Kjo është kështu pasi që po rriten pagat në të gjithë sektorët, duke e përfshirë edhe sektorin privat, theksoi Bytyqi.

Për dy vite e gjysmë paga mesatare në shkollën fillore dhe të mesme është rritur për 2.100 denar, ndërsa në arsimin e lart është rritur për 3.200 denar dhe kjo gjë do të vazhdoje. Pasi që ato janë prioritete, pasi që i ndërtojnë gjeneratat e ardhshme, porositi Bytyqi./Almakos/