Çajrat më të mirë për aparatin tretës

Çajrat më të mirë për aparatin tretës

Mjafton një fryrje e zakonshme në stomak dhe e gjithë dita mund të shkoj keq. Por nuk është vetëm ky problemi me aparatin tretës, dhimbjet e kontraktimet janë një ndër shqetësimet më të shpeshta dhe të zakonshme.

Dhe në ndihmë në këtë rast na vijnë edhe çajrat.

Çaj nenexhiku. Eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon gazrat nga stomaku. Për një filxhan me çaj ju nevojiten të zieni 7-10 gjethe nenexhiku ose 1 lugë çaji nenexhik i tharë në 250 ml ujë. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Çaj kopre. Për përgatitjen e këtij çaji mund të zieni një lugë çaji me kokrrat e bluara të koprës në 250 ml ujë dhe ta pini atë rregullisht.

Çaj xhenxheli. Zieni për 3-5 minuta në 250 ml ujë dy lugë çaji me xhenxhel të grirë në rende.

Çaji Jeshil. Njihet si një nga çajrat më të shëndetshëm për njeriun. Ai është shumë i pasur me antioksidantë që përmirësojnë metabolizmin, ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Ai përmirëson kujtesën, shkatërron qelizat kancerogjene dhe parandalon diabetin.

TAGS