Calhanoglu: Milani di si ta mposhtë Juven

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, thotë se skuadra e tij ka dëshmuar se mund ta mposhtë kampionin e Serie A në finale të Kupës së Italisë.

Të mërkurën mbrëma në Romë zhvillohet finalja e Coppa Italia mes Rossonerëve dhe Bianconerëve, ndërsa të zgjedhurit e Gennaro Gattusos kërkojnë trofeun e parë që nga viti 2011.

(Foto: Getty Images)

“Duam ta fitojmë këtë trofe. Do të ishte thelbësore për t’u përmirësuar, është diçka që mund ta ndryshojë mentalitetin dhe të gjithë sezonin. Do të ndryshonte gjithçka”.

Lexo po ashtu:

“Ndeshja në Torino, por edhe ajo në Milano, tregoi se mund ta mposhtim Juventusin. Mund ta bëjmë këtë”.

“Ne i patëm rastet tona, për shembull në Juventus Stadium unë e godita shtyllën. E dimë mirë forcën e tyre, ata kanë lojtarë të shkëlqyer, por edhe ne ekipin tonë ka shumë cilësi”.

(Foto: Getty Images)

“Ata janë shumë të fortë në sulm, prandaj them se (Leonardo) Bonucci dhe (Alessio) Romagnoli do të luajnë rol vendimtar”.

“Më i rrezikshmi? Douglas Costa. E njoh atë që nga koha ime në Gjermani, është i shpejtë, i mençur dhe mund t’i ndryshojë ndeshjet, por nëse luajmë si ekip, mund ta ndalim”, ka deklaruar Calhanoglu për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

TAGS