Calhanoglu: Milani nuk është larg prej Juves

Calhanoglu: Milani nuk është larg prej Juves

Hakan Calhanoglu pohon se Milani nuk është larg prej Juventusit.

Pesë fitore rresht kanë katapultuar Milanin në vendin e tretë dhe në pozitë reale për rikthim në Ligën e Kampionëve.

“Ka pritje të mëdha dhe ne po presim derbin”.

“Ne ndihemi të fortë dhe jemi në formë t ëmirë, por ne kemi respekt të madh për Interin. Do të jetë e vështirë tepër ndaj tyre”.

(Foto: Getty Images)

“Do të doja që të largoja Politanon prj tyre, por Brozovic është po ashtu i fortë. Icardi? Ai është i rëndësishëm, por problemet me të nuk na brengosin”.

“Dua që Piatek të shënojë goline fitores, ai dhe Paqueta janë përshtatur shumë dhe nuk ka probleme me ta”, deklaroi Calhanoglu.

Interi dhe Milani përballen të dielën mbrëma. /Telegrafi/

TAGS