Calhanoglu: Nëse i shënoj Juventusit do ta puthë përsëri fanellën

Hakan Calhanoglu ka filluar të futet në formën e tij më të mirë te Milani.

Mesfushori turk në fillim kishte problem ambientimin ndërsa tani është bërë një futbollist i rëndësishëm për Kuqezinjtë.

Ai shënoi ndaj Chievos ditë më parë dhe puthi fanellën e Milanit, gjë që këtë e kishte bërë për herë të parë në karrierë.

“Nuk e kisha puthur më parë asnjë fanellë as të Hamburgut dhe as të Bayer Leverkusenit sa luaja në Gjermani. Ka qenë puthja ime e parë për një fanellë”, ka thënë Calhanoglu.

Ai shpreson që të njëjtën gjë ta përsërit edhe ndaj Juventusit nëse shënon gol.

“Shpresoj ta bëjë përsëri të njëjtën gjë, pse jo edhe ndaj Juventusit”, u shpreh reprezentuesi turk.

Numri 10 i Milanit beson se skuadra e tij mund ta befasojë kampionin në fuqi të Italisë.

“Duhet të fitojmë edhe nëse nuk shënojë unë, pasi rëndësi kanë pikët. Nëse luajmë si skuadër mund të fitojmë edhe ndaj Juventusit”, përfundoi mesfushori turk.

Aktualisht Milani zë pozitën e gjashtë në tabelë me 50 pikë të tubuara dhe po synon pozitën e katërt që i dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

TAGS