Cana jep mendimin e tij për trajnerin e ri të Shqipërisë

Cana jep mendimin e tij për trajnerin e ri të Shqipërisë

Kapitenin legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka komentuar trajnerin e kuqezinjve, Edy Reja.

Kombëtarja Shqiptare gjatë kësaj jave ka zyrtarizuar në stol italianin 73 vjeçar, Edy Reja, i cili do të zëvendësojë të larguarin Christian Panucci.

Cana i ftuar në ‘Tring Sport’, ka folur për trajnerin e ri të Shqipërisë, me të cilin ka pasur rastin të punojë sa ishte pjesë e Lazios.

“Edoardo Reja është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët, që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin”, ka deklaruar Cana, përcjell ‘lajmi.net’.

“Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje, përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Reja është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip”.

Reja debutimin tek Shqipëria do ta ketë më 8 qershor në udhëtim te Islanda./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS