Capello flet për transferimin e Ibrahimovic te Milan

Capello flet për transferimin e Ibrahimovic te Milan
13:03 | 1 Janar 2020

Fabio Capello ka besimin se Zlatan Ibrahimovic është një transferim i qëlluar nga Milan.

Ish trajneri i Juventus ka dhënë komentet e tij mbi transferimin e Ibrahimovic tek Milan, duke e konsideruar si një lëvizje shumë të mirë.

Mosha e suedezit ka bërë që shumë njerëz ta vënë në pikëpyetje këtë transferim, por Capello mendon ndryshe.

“Mendoj se Ibrahimovic është një transferim i mirë për Milan. Ai është një lojtar që ka karakter, i cili nuk zbret në fushë vetëm për pjesëmarrje, por për fitore”ka thënë trajneri italian, transmeton lajmi.net.

“Kjo jep motivim shtesë për të tjerët. Ai nuk ka luajtur disa muaj dhe mund të ketë vështirësi në fillim, por ka më shumë kualitet se të gjithë shokët e skuadrës” shtoi Capello.

38 vjeçari kaloi si agjent i lirë në ‘San Siro’, nga LA Galaxy, duke arritur marrëveshje gjashtë mujore, me mundësi vazhdimi. /Lajmi.net/

TAGS