Capello tregon ku do të përfundojë Higuain pas përfundimit të sezonit

Capello tregon ku do të përfundojë Higuain pas përfundimit të sezonit

Trajneri legjendar italian, Fabio Capello, ka deklaruar se Gonzalo Higuain do të rikthehet te Juventusi pas përfundimit të sezonit.

Sulmuesi argjentinas në një periudhë prej një viti ka ndryshuar tri skuadra, duke e pasur të vështirë ambientimin te Chelsea në Premierligë

Pavarësisht transferimit me shumë buje nga Milan te Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit, ish sulmuesi i Juventusit dhe Napolit ka përfunduar në bankinë te ‘Blutë e Londrës’ që drejtohen nga Maurizio Sarri.

Capello nuk pret që pas kësaj forme Chelsea të shpenzojë në transferimin e Higuain, duke bërë që ky i fundit të kthehet në Torino, për të hapur një problem të ri te Juventus.

“Juventus nga korriku do ta ketë përsëri në skuadër Higuainin”, ka deklaruar Capello, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai u shit shumë shpejtë kur Juventus mori Ronaldon. Ai do të kthehet nga Chelsea dhe ky është një problem”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS