Capital T dhe Ilir Latifi në stadiumin e Southamptonit në mbështetje të Kosovës

Capital T dhe Ilir Latifi në stadiumin e Southamptonit në mbështetje të Kosovës
16:44 | 10 Shtator 2019

Capital T dhe Ilir Latifi kanë Angli për ta shikuar ndeshjen e radhës, të Kosovës.

Sonte futbollistët e përfaqësueses së Kosovës do të luajnë kundër atyre të Anglisë, shkruan lajmi.net.

Ndeshja do të mbahet në stadiumin e Southamptonit “St. Mary’s” dhe fillon në orën 20:45.

Për ta shikuar këtë ndeshje, shumë shqiptarë kanë marrë rrugën drejt Londrës, edhe reperi Capital T dhe sportisti i arteve marciale, Ilir Latifi.

Ishte Capital T ai i cili publikoi një foto nga stadiumi, ku me Ilirin shfaqen me flamurin shtetëror dhe atë kombëtar në duar.

“Gati për luftë ⚽️ 🇦🇱🇽🇰”, ka shkruar reperi. /Lajmi.net/

TAGS