Capital T viziton fëmijët në “Down Syndrome Kosova”

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është shumë i pëlqyer për muzikën e tij nga të gjitha moshat.

Ai është i dashur sidomos edhe nga fëmijët, të cilëve nuk heziton tu dhurojë dashuri sa herë që ka rastin të takohet me ta.

Së fundmi, reperi ka vizituar fëmijët me sindromën “Down”, në qendrën e tyre në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur vet faqja e “Down Syndrome Kosova”, të cilët kanë publikuar disa fotografi nga vizita e reperit, në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

“Sot në qendrën e Down Syndrome Kosova, ishte për vizitë artisti i mirënjohur Capital T. Anëtarët tanë po e prisnin me hare përderisa kaluan çaste të lumtura së bashku”, shkruhet në postimin e qendrës ‘Down Syndrome Kosova’.

Foto: Down Syndrome Kosova/Facebook

Nga fotografitë, vërehet se edhe fëmijët janë lumturuar nga vizita e reperit të tyre të preferuar. /Telegrafi/

Foto: Down Syndrome Kosova/Facebook

TAGS