Ministria e Arsimit dhe Shkencës me përkushtim po punon që në përmbajtjet arsimore të fut arsimimin mediatik. Byroja për Zhvillim të Arsimit gjatë periudhës së kaluar punoi në futjen ose përpunimin e kurrikulave të cilat më tutje do të përfshiheshin në lëndët ekzistuese.
Këtë sot e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në onllajn tryezën e rrumbullakët në temë ” Nevoja dhe mundësitë për përfshirje të arsimimit mediatik në arsimin formal në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në organizim të Institutit për Media të Maqedonisë (IMM) dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
“Për momentin po punojmë edhe në koncept të ri për arsim fillor dhe ju siguroj se arsimimi mediatik do të jetë pjesë e këtij koncepti që të mundet në lëndët e njëjta të futet arsimimi mediatik si bazë për njohjen e asaj se çka janë informacione të sakta, cilat janë lajme të rreme, sepse dukshëm më të rinjtë tanë, veçanërisht në kohë të Kovid ku janë të ekspozuar vazhdimisht në informacione të cilat i kanë edhe nëpër rrjetet sociale dhe nëpër portale dhe në televizione, të dine të vlerësojnë se çka është e vërtetë, e çka duhet të kontrollohet”, theksoi Carovska.
Arsimimi mediatik, siç tha, është vetëm pjesë e konceptit të ri për arsimin fillor. Ai, siç kumtoi, duhet të fillojë të zbatohet në vitin shkollor 2021/2022 dhe do të publikohet për debat para se të miratohet plani, përmbajtja dhe programi arsimor.
Ajo shtoi se për arsimin parashkollor, gjegjësisht kopshtet duhet të diskutohet në programet që të futet në moshën më të re elemente të arsimimit mediatik.
Drejtoresha e IMM Biljana Petkovska foli për perspektivat e punës dhe përvojës së deritanishme në këtë sferë, dhe pse konsiderojnë se është me rëndësi arsimimi mediatik të përfshihet në arsimin formal.
“Kam kënaqësinë që nevoja për përfshirje të arsimimit mediatik në arsimin formal është njohur dhe konfirmuar nga institucionet shtetërore kyçe, veçanërisht nga Qeveria, nga MASHI, përfshirë edhe Byronë për Zhvillim të Arsimit. Përfundimisht vitin e kaluar me Qeverinë dhe me koalicionin e formuar nga një grup i organizatave qytetare, me fakultetet e gazetarisë, TVM dhe me mbështetje nga BE-ja të gjithë bashkërisht arritëm të bëjmë lëvizje në këtë proces”, theksoi Petkovska.
Puna e tyre e vazhdueshme në këtë sferë, vlerëson ajo, konfirmon se ekziston nevojë e madhe për intervenime dhe aktivitetet të cilat do të drejtohen në sferën e arsimit formal, por edhe joformmal.
Sipas Petkovskës, nevojitet aksion i gjerë shoqëror, koordinim dhe bashkëpunim mes faktorëve relevant. Kjo, siç tha, përfshin bashkëpunim mes institucioneve shtetërore, organizatave qytetare dhe shkollave në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet parashkollore, te mediat dhe industria audiovizuele. Për arritjen e rezultateve të dukshme, shtoi, nevojitet edhe përfshirje nga ana e shtetit, por edhe nga sektori privat.