Carovska: Mbrojtje më e madhe sociale për personat e moshuar në shtëpi, në vend të “getoizimit” nëpër shtëpi të pleqve apo pensionistëve

Carovska: Mbrojtje më e madhe sociale për personat e moshuar në shtëpi, në vend të “getoizimit” nëpër shtëpi të pleqve apo pensionistëve

Modeli i menaxhimit me shtëpitë e pensionistëve do të ndryshojë me qëllim që të ofrohen modelet më bashkëkohore të mbrojtjes për personat e moshuar, paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska nga Tetova gjatë vizitës tek Shoqata e pensionistëve. Tani për tani shtëpitë i menaxhojnë shoqatat e pensionistëve, Lidhja e pensionistëve si Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të cilët duhet të kenë formulë të njejtë për menaxhim.

“Me Bankën botërore bëmë vlerësim të përbashkët se duhet të sillet vendim se në cilin drejtim do të menaxhohen këto shtëpi të pensionistëve. Ne jemi në bashkëpunim dhe diskutim për këtë çështje. Jam e sigurt se në periudhën në vijim do të gjendet modeli përfundimtar dhe do të fillojë implementimi. Ne si Qeveri jo vetëm që kujdesemi që pensionet të rriten, por ofrojmë edhe modele bashkëkohore të mbrojtjes”, tha Carovska.

Ekziston drejtim i cili parasheh mbrojtje sociale për më të moshuarit atje ku tashmë jetojnë, që të evitohet getoizimi në shtëpi të pensionistëve, konsideron Carovska. Drejtimi është të formohen ndërmarrje komunale të cilat do të kenë të punësuar të cilët do të japin shërbime sociale për persona të moshuar.

“Për momentin kemi konkurs për të gjitha komunat, ndërkaq ka të bëjë me atë të zhvillojnë shërbime sociale në nivel lokal dhe do të befasohemi se nga 65 komuna të cilat aplikuan 56 kërkuan kujdes në kushte shtëpiake. Ndërkaq ai është shërbim i cili në vitin e ardhshëm me ndihmën e MPPS jo vetëm teknikisht por edhe financiarisht do të zhvillohet. Komunat do të mund të menaxhojnë një lloj të tillë të ndërmarrjeve të cilat do të thonë prej 2 deri 24 orë mbështetje për personat e moshuar. Kjo jo vetëm që ofron kujdes për persona të moshuar, por edhe mundësi për punësim dhe në njëfarë mënyre me një aksion bëjmë dy të mira në një komunë të njejtë. Unë dëshiroj që ky model të jetë më i suksesshëm nga të gjitha format e tjera të kujdesjes sepse edhe shtëpitë e pleqve dhe të pensionistëve në njëfarë mënyre janë getoizim dhe në njëfarë mënyre përjashtim nga jeta e përditshme. Unë si ministre e Qeverisë angazhohem për inkuadrim të plotë për personat e moshuar derisa munden”, potencoi Carovska.

Ministrja theksoi edhe se në Koçan duhet të fillojë projekti për shtëpi rajonale të të moshuarve.