Carragher do ta kthente Coutinhon te Liverpool, por vetëm me një kusht

Carragher do ta kthente Coutinhon te Liverpool, por vetëm me një kusht
Tash esht Koha
10:27 | 18 Maj 2019

Jamie Carragher i ka hapur rrugën një rikthimi të mundshëm të Philippe Coutinhos te Liverpool.

Ylli brazilian nuk është më një i preferuar i tifozëve të Liverpool, kur në janar të vitit 2018 detyroi largimin nga ‘Anfield Road’ për t’iu bashkuar Barcelonës.

Pavarësisht kësaj, ish mbrojtësi Jamie Carragher, beson se Liverpool ka nevojë për një organizatorë, dhe Coutinho do të ishte një zgjidhje e mirë për Klopp.

Sipas Carragher, Coutinho do të mirëpritej nëse Barcelona e lëshon me një çmim të arsyeshëm.

“Nuk do të thosha që të shkonim pas tij si të çmendur. Por nëse ka ndonjë mundësi të rikthimit të Coutinhos për çmim të arsyeshëm, dhe Barça dëshiron të mos humb kohë me lojtarin pasi që shihet që nuk po funksionon, atëherë do ta ktheja”, tha Carragher.

“A do të ishte i mirëseardhur? Nuk jam i sigurt. Por duhet të jetë. Nuk shoh asnjë arsye pse të mos jetë”.

“Neve na mungon një lojtar i tillë në skuadër. Lallana dhe Shaqiri janë ndryshe. Manchester City ka vetëm diçka më shumë se ne, ata kanë Bernardo Silvan, David Silvan, Kevin De Bruyne. Ne nuk kemi lojtarë të tillë”./Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS