Casillas i hapur për një rikthim në La Liga

Iker Casillas ka zbuluar se do dëshironte rikthimin në La Liga pavarësisht se ka rinovuar së fundmi me Porton.

37-vjeçari pavarësisht moshës vazhdon të jetë në nivel, ai ka startuar në 34 ndeshje për klubin potugez.

“Do doja të rikthehesha në La Liga, pavarësisht karrierës së Real Madridit dhe Spanjës në të kaluarën”, ka thënë Casillas pasi u emërua ambasador i ligës.

Lexo po ashtu:

“Isha ma fat që luajta në këtë ligë për shumë vite dhe me vjen keq që nuk luajë më atje, më mungon liga”.

“Më erdhi mirë që Zinedine Zidane është kthyer te Real Madridi, ai ia ka rikthyer të gjithëve shpresën dhe energjinë”, ka shtuar Casillas. /Telegrafi/

TAGS