Cassano përkrahë Interin për ‘Scudetton’

Cassano përkrahë Interin për ‘Scudetton’
21:16 | 20 Shtator 2019

Legjenda italiane e futbollit, Antonio Cassano, ka treguar favoritin e tij për titullin e kampionit në Serie A.

Cassano beson se skuadra e Inter do të jetë ajo që triumfon në fund të këtij edicioni, me Antonio Conten në krye të skuadrës.

Transferimet e emrave si Lukaku, Sanchez e Sensi duket se kanë lënë përshtypje të mirë tek ish lojtari i Romës.

“Inter do ta fitojë Scudetton’ ka thënë Cassano për ‘Corriere della Sera’, transmeton lajmi.net.

“Fiorentina e mikut tim Montella do të jetë befasia e sezonit. Ata dinë të luajnë “ ka thënë tutje italiani.

Inter e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri në Serie A, duke shënuar tri fitore në po aq ndeshje, për kreun e tabelës me pikë maksimale. /Lajmi.net/

TAGS