Cavani po largohet nga PSG, fillon bisedimet me top klubin nga Liga e Kampionëve

Cavani po largohet nga PSG, fillon bisedimet me top klubin nga Liga e Kampionëve
9:33 | 6 Dhjetor 2019

Edinson Cavani do të gjejë një klub të ri në vitin 2020.

Edinson Cavani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi uruguaian është i gatshëm të transferohet në La Ligë.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Cavani ka filluar bisedimet me Atletico Madridin në lidhje me transferimin e tij te klubi nga Wanda Metropolitano, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.

PSG do ta zëvendësojë Cavanin me blerjen definitive të Mauro Icardit nga Inter.

Kurse, Atletico Madrid mund ta sjellë Cavanin duke vendosur ta shesë Diego Costan. /Lajmi.net/

TAGS