Cavani refuzon transferimin në MLS

Cavani refuzon transferimin në MLS
18:09 | 18 Tetor 2019

Sulmuesi i kërkuar nga Inter, Edinson Cavani, ka refuzuar një ofertë nga MLS, të skuadrës Inter Miami.

Reprezentuesi uruguaian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Francës, PSG, dhe nuk pritet ta vazhdojë atë.

Cavani po gëzon një interesim të madh nga skuadrat si Inter, Napoli, Juventus, Atletico Madrid dhe Manchester United.

Sa i përket lëvizjeve të fundit, ai ka refuzuar një ofertë nga Inter Miami, duke konsideruar se ai ende është i aftë të konkurrojë në nivele të larta, prandaj, një lëvizje te skuadrat evropiane, është shumë e mundshme, përcjell lajmi.net.

Cavani është pjesë e PSG-së që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Napoli për 64 milionë euro./Lajmi.net/

TAGS