Gjykata Themelore Shkup 1 shqiptoi paraburgim tridhjetë ditor për pesë persona të akuzuar për hyrjen në Kuvend më 27 prill, pasi që Prokuroria Publike një ditë më parë ngriti padi për këtë rast. Sipas informatave në disa media, përsëri në paraburgim janë ish ministri dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe katër anëtarë të tjerë nga sigurimi i Kuvendit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga Prokuroria Publike thonë se po kërkojnë masa nga gjykata për të gjithë 30 personat të përfshirë në aktakuzë. Për gjithsej gjashtëmbëdhjetë persona kërkohet paraburgim, përfshirë edhe pesë persona për të cilat Gjykata Themelore në Shkup tanimë ka marrë vendim në shkallën e parë. Për 12 të tjerë kërkohet masa e paraburgimit shtëpiak. Për dy kërkohet garanci e pronës. Por, përveç pesë paraburgimeve të shqiptuar, Gjykata Themelore në Shkup i hodhi poshtë si të pabaza për të gjithë 25 kërkesat tjera nga Prokuroria. Për këto persona vazhdojnë të zbatohen masat të përcaktuara me vendimin e Gjykatës Supreme të miratuara zë hënën.