Ceka “godet sërish”: Mallkoj ata mësues shqiptarë që nxjerrin në fushatë fëmijët

Ceka “godet sërish”: Mallkoj ata mësues shqiptarë që nxjerrin në fushatë fëmijët

Politikani Neritan Ceka pak ditë më parë tërhoqi mallkimin ndaj personave të cilët shkonin të votonin më 30 qershor, duke thënë se ishte penduar që i kishte mallkuar.

Por, ai përsëri është kthyer te mallkimet, por këtë herë në drejtim të mësuesve.

Ceka mallkoi të gjithë mësuesit që nxjerrin nxënësit në fushata elektorale, duke u shprehur; “natyrisht, ata nxënësit i marrin me detyrim ato mësues, për të cilët kam një mallkim; mos i marrshin ato rroga për të cilët shesin profesionin.”

Në fushatën e tij elektorale që po ikën si ai kali që ka lënë karrocën, në tym. Do t’i them që herë tjetër me kalamaj të dalë me fushatë elektorale kjo është faqja e zezë. Ka dalë në Pustec me nxënës 12-13 vjeç. Në fushatë elektorale marrin pjesë ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Natyrisht, ata nxënës i marrin me detyrim ato mësues, për të cilët kam një mallkim; mos i marrshin ato rroga për të cilët shesin profesionin.  Mos i marrshin ato rroga ku shesin profesionin e Petro Ninit Luarasi, i cili thotë vritmëni po gjakun ma ruani se do t’i duhet nipërve tuaj për të shkruar gjuhën shqipe. Ky beu ynë shkon e del përpara fëmijëve në fushatë elektorale”, tha Ceka./