Çekia premton përkrahje për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave

Çekia premton përkrahje për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa ka pritur në takim zëvendës-ambasadorin e Republikës Çeke, Dushan Kralik dhe Atasheun Policor pranë ambasadës çeke në Tiranë, Adriatik Shino.

Në këtë takim, Mustafa ka prezantuar të arriturat në fushën e sigurisë si dhe mbi punët që do të pasojnë në të ardhmen.

Gjithashtu, në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm policor ndërmjet dy vendeve, dhe për marrëveshjet e reja që do të forcojnë bashkëpunimin edhe më tutje si dhe për njohjen reciproke të patentë-shoferëve, thuhet në njoftimin e bërë për media nga MPB, transmeton Telegrafi.

Po sipas njoftimit, delegacioni i Çekisë premtoi angazhimin për Kosovën sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave si dhe lidhur me aplikimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë./Telegrafi/

TAGS