Celinës i shpërblehet forma e mirë, transferohet në Premierligë

Celinës i shpërblehet forma e mirë, transferohet në Premierligë
21:17 | 18 Qershor 2019

Bersant Celina nga sezoni i ri mund ta rikthehet në Premierligë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka përmbyllur me sukses sezonin 2018/2019 te Swansea në Championship, duke qenë një nga lojtarët më të mirë te kjo skuadër.

Dëshirën për të punuar sërish me Celinan, e ka trajneri i ri i Burnley, Graham Potter, që sezonin e fundit drejtoi Swansean.

Mediet në Angli raportojnë për një interesim serioz të Burnley për Celinën.

Celina edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, kur ka veshur fanellën e Manchester Cityt./Lajmi.net/

TAGS